Veseli: Rasim Kiqina e Ragip Halilaj janë pjesë e krenarisë sonë kombëtare
Një Kosovë e begatshme, e sigurt dhe me perspektivë ekonomike, është nderimi më i madh për dëshmorët e lirisë.
Kështu ka thënë kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në akademinë përkujtimore për dëshmorët Rasim Kiqina dhe Ragib Halilaj.
Gjatë fjalës së tij, kryeparlamentari Veseli ka thënë se Rasim Kiqina e Ragip Halilaj, ishin kudo ku e kërkonte nevoja e luftës çlirimtare, nga beteja në betejë, në vendbanime e zona të ndryshme.
“Në rrugëtimin e tyre për lirinë, në fund të majit ’99, ata ranë dëshmorë të saj. Ne kurrë nuk do ta harrojmë heroizmin e tyre në shërbim të atdheut. Ata janë pjesë e krenarisë sonë kombëtare. Kështu do të mbetet përgjithmonë, sepse përgjithmonë do të jetojë liria dhe shteti i Kosovës”, ka thënë kryeparlamentari Veseli.