Veseli reagon ndaj sulmit të gruas rome, kërkon zbardhjen e rastit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar lidhur me sulmin e sotshëm ndaj gruas rome.
Ai ka thënë se është i shokuar me këto pamje, prandaj ka kërkuar nga organet e rendit që ta zbardhin këtë rast.
Sipas Veselit, linçimi publik nuk na nderon si shoqëri demokratike dhe nuk guxojmë dhe as që duhet të lejojmë që secili të marrë të drejtën e gjyqësisë në këtë vend.
“Jam i shokuar me pamjet e sulmit ndaj një qytetare të lirë të këtij vendi. Veprime të tilla janë të papranueshme. Është i domosdoshëm veprimi i menjëhershëm dhe institucional i organeve të sigurisë në lidhje me rastin. Çdo shqetësim publik duhet të trajtohet në mënyrë institucionale. Linçimi publik nuk na nderon si shoqëri demokratike dhe nuk guxojmë dhe as që duhet të lejojmë që secili të marrë të drejtën e gjyqësisë në këtë vend”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/