Veseli: Reformat do ta kthejnë PDK-në fitimtare në zgjedhjet e ardhshme lokale e parlamentare
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se ky subjekt politik po i shërben qytetarëve e demokracisë në vend duke treguar një model proaktiv konstruktiv opozitar të ngjashëm me vendet perëndimore me demokraci të konsoliduar.
“Krejt ndryshe nga mënyra bllokuese e konfliktuale e sjelljes që kanë pasur të gjitha partitë e tjera kur kanë qenë në opozitë”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka thënë se qëndrimin në opozitë, PDK-ja po e shfrytëzon për të vazhduar reformat e saj që synojnë ta kthejnë partinë si fitimtare në zgjedhjet e ardhshme lokale e parlamentare.
“Prandaj po rifreskon strukturat dhe zgjeron anëtarësinë me të rinj të talentuar sikurse janë këta që sapo kanë aderuar në degën e e Kamenicës. Këtyre profesionistëve të rinj e të mirëkualifikuar në fusha të ndryshme i urova mirëseardhjen dhe i falenderova për besimin që po i japin PDK-së. Ndërkaq dera jonë do të mbetet gjithmonë e hapur për ata të rinj patriotë të ndershëm e profesionistë që duan të çojnë Kosovën përpara”, ka thënë Veseli.
(Q.R / Epoka e re)