Veseli: Rifat Bejtën do ta kujtojmë gjithmonë si atdhetar dhe njeri të vlerave
02 prill 2019
| 14:11
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka ngushëlluar familjen Bejta për vdekjen e familjarit të tyre, Rifat Bejta.
Ai ka thënë se veterani i UÇK-së Rifat Bejta gjithmonë do të kujtohet si atdhetar dhe njeri i vlerave.
“U ndjeva i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e mësuesit dhe veteranit të UÇK-së nga Prekazi, Rifat Bejta. Për shumë vjet pas luftës mësuesi Rifat ishte ciceron në Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’. Përmes zërit të tij, plot kulturë e njohuri, miliona njerëz e dëgjuan rrëfimin për Epopenë e Prekazit. Do ta mbajmë në mendje gjithmonë si njeri të vlerave dhe përkushtimit atdhetar”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/