Veseli: Rinia Demokratike, e ardhmja e PDK-së dhe e gjithë Kosovës

08 korrik 2018 | 17:25

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, në Konventën e Rinisë Demokratike (RDK) ka thënë se rinia është e tashmja dhe e ardhmja e kësaj partie dhe gjithë Kosovës.

“Të rinjtë e Kosovës i besojnë PDK-së. Ata sot janë me ne”, ka deklaruar Veseli para të pranishmëve.

Veseli ka thënë se kurdo që Kosova thërret PDK-ja është aty. “PDK-ja dhe Kosova është një”, ka thënë Veseli.

Më tutje, ai ka thënë se janë duke ndërtuar një PDK të re.

Ndërsa, kryetari i ri i Rinisë Demokratike të Kosovës (RDK), Donjet Bislimi, ka premtuar se RDK-ja do të jetë krah i djathë i PDK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koordinatori nacional për reforma shtetërore, Besnik Tahiri, ka bërë me…