Veseli: Rreziku më i madh i demokracisë është korrupsioni dhe nepotizmi
Në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, Kuvendi i Kosovës ka hapur dyert për qytetarët.
Me moton “Pjesëmarrja”, në hapjen e kësaj ngjarjeje morën pjesë nxënës dhe mysafirë të tjerë vendorë e ndërkombëtarë.
Kryetari në detyrë i Kuvendit, Kadri Veseli, ka folur për rëndësinë e shënimit të kësaj dite, por ka përmendur edhe një premtim të tij të parafushatës.
“Për demokracinë e vendit tonë rreziku më i madh është korrupsioni dhe nepotizmi. Për atë kam iniciuar ‘Paktin Kundër Korrupsionit’ dhe klasa politike duhet të përballet me këtë luftë, jo ta bëjë me retorikë boshe”, ka thënë Veseli.
Aty është prezantuar edhe ueb faqja e re e Kuvendit, kurse në oborrin e këtij institucioni është mbajtur një ekspozitë me fotografi dhe panair i organizatave të shoqërisë civile.
/Epoka e re/