Veseli: Rruga e Kosovës për në BE nuk do të kalojë kah Beogradi

19 dhjetor 2018 | 11:40

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Bashkimi Evropian (BE) nuk mund ta sheh Kosovën nga perspektiva e integrimit të Serbisë në këtë organizatë.

Veseli gjatë një konferencë për medie, ka thënë së rruga e Kosovës në BE në asnjë rrethanë nuk do të kalojë nga Beogradi.

“Rruga e Kosovës për në BE nuk do të kalojë asnjëherë nga Beogradi”, ka theksuar Veseli, raporton “Epoka e re”.

Ndërsa sa i përket vendimit për taksën kundër Serbisë, Veseli ka thënë se Kosova nuk do të veprojë njëanshëm.
Në këtë kontekst, ai ka thënë se Serbia është duke vepruar çdo herë kundër shtetit të Kosovës.

“Kosova nuk do të veprojë njëanshëm në raport me taksën”, ka thënë Veseli.

Më tutje, Veseli ka folur edhe për dialogun, procesin e liberalizimit të vizave dhe për kritikat në adresë të shefes të politikës se jashtme të BE-së, Federica Mogherini, për të cilën ka thënë se është në favor të heqjes së vizave.

“Nuk ka dialog që mund ta nxjerr Kosovën nga binarët e shtetësisë”, ka thënë Veseli, duke shtuar se Serbia do ta njohë shtetin e Kosovës.

Veseli ka ftuar lidershipin politikë në Kosovë që të bëhen bashkë në fazën finale të dialogut me Serbinë.

Kryeparlamentari Veseli ka folur edhe për letrën të cilën presidenti amerikan, Donald Trump, ia ka dërguar presidentit Hashim Thaçi.
Ai ka thënë se me ketë letër ShBA-ja i ka bërë nderë Kosovës.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/kosovapress/videos/1778618372261140/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli, ka dhënë një…