Veseli: Rruga jetësore e Rasim Kiçinës dhe Ragip Halilajt ishte në shërbim të atdheut

30 maj 2020 | 14:48

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka përkujtuar heronjtë Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, në 21-vjetorin e rënies së tyre.

Me këtë rast, Veseli ka thënë se rruga jetësore e Rasim Kiçinës dhe Ragip Halilajt ishte në shërbim të atdheut

“Në 21-vjetorin e rënies heroike, kujtojmë me nderim të thellë heronjtë Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, për kontributin e tyre të madh në betejat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rruga e tyre jetësore, ishte në shërbim të atdheut, për të qenë deri në momentet e fundit të jetës së tyre dalëzotës të përkushtuar e të paepur, në rrugën e nderit e lirisë. Lavdi heronjve Rasim Kiçina e Ragip Halilaj!”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G / Epoka e re)

https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/photos/a.268197093355504/1601690190006181/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përveç rolit mbështetës për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe…