Veseli: Rugova ishte bashkudhëtar protagonist në bërjen e shtetit

21 janar 2020 | 14:34

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka përkujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, në 14-vjetorin e vdekjes se tij.

Në profilin e tij në “Facebook”, Veseli ka shkruar se Rugova ishte bashkudhëtar protagonist në bërjen e shtetit të Kosovës si dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike.

“Emri i Ibrahim Rugovës lidhet me pluralizmin politik, pro-amerikanizmin dhe përpjekjen sublime për liri dhe pavarësi të Kosovës. Vlera këto që na duhen edhe sot. Presidenti Rugova ishte bashkudhëtar protagonist në bërjen e shtetit të Kosovës si dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike që garantojnë lirinë, barazinë në mundësi dhe drejtësinë për çdo qytetar”, ka shkruar Veseli.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Skenderajt ka njoftuar se nesër (e mërkurë) do…