Veseli: Sabit Veseli ka qenë frymëzues dhe mësues në përpjekjet për liri
Lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka përkujtuar veprimtarin e njohur Sabit Veseli, në dhjetë vjetorin e vdekjes.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Sabit Veseli nuk ka qenë vetëm familjar për të, por edhe frymëzues e mësues në përpjekjet për ta çliruar Kosovën nga pushtuesit.
Postimi i plotë i Veselit:
Sot mbushen dhjetë vjet nga vdekja e njërit prej njerëzve të mi më të shtrenjtë, Sabit Veselit. Ai ka qenë një ndër më meritorët për ditët e lirisë e pavarësisë që gëzojmë sot, duke kontribuar gjithë jetën si një nga veprimtarët më të guximshëm e të dalluar të çështjes kombëtare.
Sabit Veseli për mua nuk ka qenë vetëm një familjar i dashur, por edhe frymëzues e mësues në përpjekjet tona për ta çliruar Kosovën nga pushtuesit. Çdo vit që kalon ma shton mallin për të e m’i forcon kujtimet e bukura të kohëve e zhvillimeve të vrullshme që kemi kaluar bashkë. I paharruar qoftë kujtimi i Sabitit dhe gjithë atyre veprimtarëve të tjerë që punuan gjithë jetën për Kosovën shtet.
(M.K / Epoka e re)