Veseli: Sali Çekaj ishte kontribuues i unitetit për çlirim
19 prill 2020
| 17:10
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka kujtuar heroin Sali Çekaj, me rastin e 21-vjetorit të rënies në altarin e lirisë, në luftën frontale, Kosharen e lavdisë, përball armikut për çlirimin e vendit.
“Heroi Sali Çekaj, pas angazhimit si intelektual, vijoi luftën me tërë qenien e vet, duke u bërë luftëtar dhe dëshmitar i rrënimit të kufirit dhe kontribuues i unitetit për çlirim. Ne do t;i kujtojmë përjetësisht heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë, duke ndërtuar, nderuar dhe fuqizuar Republikën e Kosovës!”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/