Veseli: Serbia dëshiron ta zhdukë Kosovën, kundër saj duhet të jemi pozitë dhe opozitë

03 shtator 2018 | 21:33

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se kërkesa e opozitës për të mbajtur seancë të jashtëzakonshme është absurde dhe e rrezikshme.

Ai ka thënë se kjo do të ishte vetëm në favor të Serbisë dhe kundërshtarëve të pavarësisë së vendit.

“Në vend që nesër të shkonim në Kuvend dhe të bisedonim për koncenuns nacional dhe rrugën që i hapet Kosovës drejt integrimit, ne nesër shkojmë në Kuvend të besojmë për ndarjen që është një precedentë i paprecedent. Kjo t’i ndihmojë më së shumti kundërshtarëve të pavarësisë sonë, kombit tonë dhe që t’i realizojnë qëllimet e tyre kundër nesh. Është absurde dhe e rrezikshme që në Kuvend të flitet për ndarjen sepse ngjallet pasiguri të qytetarët. Ne duhet t’i tregojmë Serbisë së ky vend ka zot dhe që territori ynë është i pacenuar”, ka thënë Veseli.

Ai ka deklaruar se Serbia synon ta zhduk fare Kosovën dhe ka kërkuar nga opozita bashkëpunim.

“Ka dy muaj e gjysmë – tre që u kam propozuar të gjithë liderëve institucionalë dhe partiakë një platformë të konsensusit dhe të përballemi me Serbinë. Serbia synon ta zhduk fare Kosovën. Serbia dëshiron ta gllabërojë Kosovën. Ne duhet ta bëjmë të kundërtën. Nuk ka rrugë njëdrejtimëshe por rrugë të përbashkët që është konsensusi nacional. Me Serbinë duhet të ballafaqohemi pozitë dhe opozitë”, ka deklaruar Veseli në “Zona B”.

Ai ka thënë se kryenegociatori i ri i Kosovës për bisedimet në Bruksel, Fatmir Limaj është zgjedhur pikërisht që të jetë i pranueshëm për të gjitha palët në kuvend.

“Kemi zgjedhur një kryesues që të jetë i pranueshëm edhe për opozitën. Duhet të bëhemi bashkë dhe të ballafaqohemi me shtetin serb që ta ndalim ndikim e faktorëve pro serb që të jemi me SHBA-në dhe BE-në”, ka shtuar Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi mungon në podiumin e tre finalistëve për çmimin…