Veseli: Serbia do të paguajë për gjenocidin që ka kryer mbi popullin tonë të pafajshëm

30 prill 2020 | 13:45

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka bërë homazhe në kompleksin Memorial në Marinë të Skenderajt.

Pas homazheve, Veseli ka folur para medieve së bashku me kryetarët e Skenderajt dhe Drenasit, Bekim Jashari dhe Ramiz Lladrovci.

Veseli ka thënë se historia e Kosovës janë të rënët për liri. Më tutje, ai ka thënë se Serbia do të paguajë për gjenocidin që ka kryer në Kosovë.

“Kjo është historia jonë, kjo është dhimbja dhe krenaria jonë, Serbia do të paguajë për gjenocidin që e ka kryer mbi popullin tonë të pafajshëm”, ka thënë Veseli.

Veseli ka thënë se ata që kanë pikëpyetje ndaj atyre që kanë luftuar kur do dhe si të duan ata janë këtu.

“Ne jemi krenar me luftën tonë. E kemi shporrur Serbinë. S’ka më Serbi. Çdo luftëtar i UÇK-së është krenar, ndërsa ata që kanë pikëpyetje ndaj neve që kemi luftuar që ku jemi, kur donë qysh donë, këtu jemi”, ka thënë Veseli.

Ndërsa të njëjtat deklarata i ka përsëritur edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ai ka thënë se kushdo që ka diçka me ta janë aty.

“Siç e tha kryetari Veseli, kushdo që ka diçka me neve na jemi këtu dem baba dem do të jemi”, tha Lladrovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Debi Mazar foli rreth asaj se si ndihet tani, pasi…