Veseli sërish ecje në bjeshkë, takon edhe të rinj (Foto)
17 mars 2018
| 19:03
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli është parë edhe këtë vikend duke ecur bjeshkëve të Kosovës.
Veseli i cili njihet për pasionin e tij për të kaluar vikendet duke ecur bjeshkëve të Kosovës, të shtunën ka takuar edhe të rinj pasionant të ‘hiking’ të cilët kanë kaluar çaste relaksi së bashku.
Veseli ecjen e ka bërë tek rajoni i liqeve të Vasilevës.
Edhe kësaj here, Veseli ka dalë në ecje me mikun e tij, Ferat Shala.