Veseli: ShBA-ja, garantuese e vlerave demokratike dhe paqes globale
Me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së Amerikës, kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka uruar popullin dhe përfaqësuesit amerikanë.
Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se ShBA-ja ka qenë dhe vazhdojnë të jetë garantuese e vlerave demokratike dhe paqes globale
“4 korriku është një datë e madhe, jo vetëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe për popullin tonë dhe të gjithë popujt e botës që besojnë në të drejtat dhe lirinë njerëzore. SHBA-të kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë garantues të vlerave demokratike dhe paqes globale. Kosova është e bekuar që në krah të saj ka kombin e madh amerikan. Festa e sotme është e dyfishtë, sepse përurojmë edhe objektin e ri të Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë. Urime të gjithëve, popullit amerikan dhe përfaqësuesve të tij në vendin tonë”, ka shkruar Veseli.
/Epoka e re/