Veseli shkruan për Ditën Botërore të Shëndetit

07 prill 2020 | 20:41

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” për shënimin e Ditës Botërore të Shëndetit.

Ai ka thënë se sivjet kjo ditë iu kushtohet infermierëve dhe mamive, për rolin kyç që luajnë në sistemin tonë shëndetësor.

“Për punën fisnike që bëjnë duke luftuar pandeminë e koronavirusit, punonjësit shëndetësor meritojnë jo vetëm mirënjohjen tonë morale, por meritojnë edhe kushte më të mira pune, mjete më moderne e paga më dinjitoze prej qeverisë. Në këtë ditë ne nderojmë dhe falënderojmë të gjithë stafet shëndetësore të Kosovës e mbarë botës, të cilët, natë e ditë, janë duke rrezikuar shëndetin e tyre për të mbrojtur jetët tona. Prandaj, me këtë rast, iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve, rrini në shtëpi që edhe punonjësit shëndetësor të mund të të kthehen në shtëpi tek familjet e tyre”, ka shkruar Veseli.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, përmes një postimi në llogarinë…