Veseli i shqetësuar për gjendjen e Isa Mustafës
15 janar 2018
| 19:40
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë me shqetësim lajmin për gjendjen shëndetësore të ish-kryeministrit, Isa Mustafa.
Sipas Veselit, Kuvendi i Kosovës do të ofrojë gjithë ndihmën institucionale për shërimin e tij.
Kryeparlamentari Veseli uron shërim sa më të shpejtë për Mustafën dhe kthim sa më parë në familje dhe punë.