Veseli: Shqiptarët i japin botës kampionin e radhës

11 tetor 2020 | 11:45

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, e ka uruar për titullin e kampionit të botës Robin Krasniqin.

Veseli përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se shqiptarët i japin botës kampionin e radhës.

Ai ka thënë se fitorja e Krasniqit na ka bërë të gjithëve krenarë.

“Shqiptarët i japin botës kampionin e radhës. Shumë urime për Robin Haxhi Krasniqin, i cili na bëri krenarë të gjithëve me fitoren e mbrëmshme duke u bërë shqiptari i parë që ka arritur të marrë titullin kampion botëror në boksin profesionist. Urime edhe për ekipin e tij të trajnerëve, të bashkëpunëtorëve e për simpatizantët e tij të shumtë që gjithmonë kanë besuar tek ai”, ka shkruar Veseli.

https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/photos/a.268197093355504/1725678107607388/?__cft__[0]=AZVS6H7ju8A3EKlYyyTnyuyZ2QnFJEaFFUoOsAvX4YvXOOnjzQ5V9j2ByrG7ZOHFzV41JxXKIYT9wzKWeS5qvr4xaTL0vMR-gOmiILXPLDNlxfKzFkwGATImwOR4ZFIMzhiq7bFB60V9vZELLyb32Dq_4aQvP75YUAeExUH5ko-9YlGzoGNEaLxnlBWOHw96vqRyf-KlFSYuOi6fjbRMQ4hqKQq6BH4FCFlU1zCSUq3iAQ&__tn__=EH-R

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla,…