Veseli: Shteti i pavarur i Kosovës, realitet i pandryshueshëm
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është shprehur sot se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë më 22 korrik të vitit 2010 ishte konfirmim i legjitimitetit të plotë të pavarësisë së Kosovës në aspektin e së drejtës ndërkombëtare.
Përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook”, Veseli ka shkruar se kauza e Kosovës historike për liri dhe pavarësi ishte kauzë e drejtësisë.
Ky është postimi i plotë i Veselit:
Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë i 22 korrikut 2010 ishte konfirmim i legjitimitetit të plotë të pavarësisë së Kosovës edhe në aspektin e së drejtës ndërkombëtare.
Nuk mund të ishte ndryshe, sepse kauza jonë historike për liri dhe pavarësi ishte kauzë e drejtësisë.
Shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës, në integritetin e tij të plotë territorial e politik, është dhe do mbetet përgjithmonë realitet i pandryshueshëm