Veseli: Si komb ta kujtojmë të kaluarën, por më shumë të mendojmë për të ardhmen
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit.
“Urime të gjithëve ju qoftë Bajrami ju dhe familjeve tuaja si dhe gjithë qytetarëve të Kosovës. Më së shumti atyre që e ndajnë dhimbjen në këto ditë, për ata që janë ndarë nga bashkëfamiljarët e tyre nga Bajrami i kaluar në këtë Bajram le të jenë më të fortë”.
“Gjithsesi urime familjeve që kanë dhënë më së shumti për kombin tonë – familjet e dëshmorëve, martirëve të lirisë dhe heronjve të Kosovës”, ka thënë Veseli.
Veseli ka pasur edhe një urim më të veçantë për këtë festë.
“Pas këtij muaji të shenjtë të Ramazanit, muajit të sakrificës dhe solidaritetit, uroj që ne si komb të kujtojmë të kaluarën, por më shumë të mendojmë për të ardhmen”, ka thënë Veseli.