Veseli: Si kryeministër i ardhshëm do ta promovoj rëndësinë e arsimimit profesional
Lideri i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Kadri Veseli, ka vizituar Agjencinë për Aftësim Profesional, nga ku ka thënë se krijimi i fuqisë adekuate punëtore, duke u orientuar gjithnjë më shumë drejt kërkesave të tregut, është shpresë për Kosovën.
“Arsimimi profesional është jetik për të përgatitur kuadro të kualifikuara për sektorët strategjikë, që do ta mundësojnë rritjen e ekonomisë sonë. Si kryeministër i ardhshëm do ta promovoj intensivisht rëndësinë e arsimimit profesional, në mënyrë që të rinjtë tanë ta kuptojnë që shkollimi profesional, ushtrimi i një zanati, është mënyra më e mirë për të pasur punësim të sigurt. Votoni Partinë Demokratike të Kosovës. Votoni numrin 112. #PDK112”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/