Veseli: Si kryeministër të gjitha institucionet do t’i bëjë me sistem informativ
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se është i lumtur që mandatin e ka përmbyllur me finalizimin e projektit të sistemit informativ ligjor.
Sipas tij, ky është një projekt shumë i rëndësishëm për jetën parlamentare dhe demokracinë e vendit, pasi që garanton transparencë maksimale për qytetarët.
“Jam i lumtur që mandatin tim si kryeparlamentar e përmbylla me finalizimin e projektit të sistemit informativ ligjor. Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për jetën parlamentare dhe demokracinë tonë, pasi që garanton transparencë maksimale për qytetarët. Është një model i suksesshëm i përdorimit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në shërbim të qytetarëve, i mbështetur nga Qeveria e Norvegjisë, që Kuvendin e Kosovës e bënë kampion rajonal të transparencës”.
“Si kryeparlamentar e kam promovuar gjithmonë qeverisjen elektronike si instrument kryesor që çon drejt rritjes së transparencës dhe llogaridhënies. Këtë arrita ta bëj në Kuvendin e Kosovës. Si kryeministër do ta bëj në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/photos/a.215840038591210/1366601490181720/?type=3&theater