Veseli i sigurt së nesër do të votohet demarkacioni
27 shkurt 2018
| 11:55
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është shprehur i sigurt së nesër Kuvendi i Kosovës do ta votojë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Veseli në një konferencë të përbashkët për medie me shefen e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se qytetarët presin nga deputetët që ta votojnë demarkacionin.
“Kemi bërë shumë për të arritur konsensusin e përbashkët”, ka thënë Veseli, raporton “Epoka e re”.
Veseli i ka thënë Apostolovës se pas miratimit të demarkacionit presin nga BE-ja t’i kryejë detyrat në raport me liberalizimin e vizave.