Veseli: S’ka më kryeministër me qira
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka thënë se partia e tij nuk përkrah një qeveri teknike dhe se zgjedhjet janë e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza.
Veseli, i cili mban postin e kryetarit të Kuvendit, ka thënë se PDK ia ka dhënë dy herë postin e kryeministrit partive tjera, siç ka thënë ai me qira, dhe se një gjë e tillë nuk do të ndodhë në këto zgjedhje.
Duke folur gjatë një interviste për “Radion Evropa e Lirë”, Veseli e ka quajtur këtë legjislaturë si të papërgjegjshme.
Veseli ka thënë se ai është duke folur hapur për gabimet që i ka bërë partia e tij. “Gabimet të cilat i ka bërë Partia Demokratike e Kosovës, unë jam duke i sanuar”, ka thënë Veseli.
Intervistën e plotë mund ta lexoni në këtë link:
https://www.evropaelire.org/a/kadri-veseli-qeveria-zgjedhjet/30097702.html