Veseli: S’ka pushime verore pa e përfunduar agjendën parlamentare

06 korrik 2018 | 11:34

Ka dështuar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës për shkak të mungesës së kuorumit.

Megjithatë, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka bërë me dije se nuk do të ketë pushime verore për deputetët pa përfunduar agjenda parlamentare.

“Do të kemi seanca çdo të enjte. Në të njëjtën kohë nuk do të ketë pushime verore pa e kryer agjendën parlamentare, sidomos projektligjet që janë në procedurë dhe të cilat kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave”, ka deklaruar Veseli.

/Epoka e re/ A. Mavraj/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tarifat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) mbi mallrat…