Veseli: Skënder Krasniqi, burrë i ndershëm dhe njeri nga luftëtarët e parë të UÇK-së
28 shtator 2018
| 15:01
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u ka shprehur ngushëllime të gjithë qytetarëve për vdekjen e Skënder Krasniqi-Plaku, i cili ka qenë njeri nga luftëtarët e parë të UÇK-së.
“Paska ndërruar jetë Skënder Krasniqi, nga Carralluka e Malishevës. Burrë i ndershëm dhe njëri nga luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në komunën e Malishevës. Dy cilësi këto të mjaftueshme për ta nderuar e kujtuar gjithmonë me respekt. Ngushëllime!”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/