Veseli: Skënderbeu, një ndër simbolet kryesore të kombit tonë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në 615-vjetorin e lindjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu ka thënë se ai është një ndër simbolet kryesore të kombit tonë.
“Gjergj Kastrioti realizoi gjithashtu bashkimin e parë të shqiptarëve në Besëlidhjen e Lezhës, duke vendosur gurin e themelit të përpjekjeve shqiptare për liri e për një shtet të pavarur. Edhe pse ka kaluar më shumë se një gjysmë mijëvjeçar, kujtimi për të vazhdon të jetë i gjallë dhe burim frymëzimi për kombin tonë e prandaj ende vazhdojnë t’ia vendosin djemve emrin Kastriot. Me këtë rast uroj të gjithë Kastriotët për emrin e denjë që mbajnë”, ka shkruar ai.
Teksti përkujtimor i Veselit:
615 vjet më parë ka lindur heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeum, i cili është një ndër simbolet kryesore të kombit tonë. Gjergj Kastrioti realizoi gjithashtu bashkimin e parë të shqiptarëve në Besëlidhjen e Lezhës, duke vendosur gurin e themelit të përpjekjeve shqiptare për liri e për një shtet të pavarur. Edhe pse ka kaluar më shumë se një gjysëm mijëvjeçar, kujtimi për të vazhdon të jetë i gjallë dhe burim frymëzimi për kombin tonë e prandaj ende vazhdojnë tia vendosin djemve emrin Kastriot. Me këtë rast uroj të gjithë Kastriotët për emrin e denjë që mbajnë.
Jo vetëm ndër shqiptarë, por për shekuj me radhë edhe në mbarë Evropën, figura e Skënderbeu është një admiruar si simbol i lirisë, si imazhi i një heroi të mirëfilltë që gjithmonë ndodhej vetë në vijën e parë të luftës e që kurrë nuk hezikonte të rrezikonte e sakrifikonte për idealet, atdheun dhe bashkëluftëtarët e tij. Skënderbeu ka qenë burim frymëzimi edhe për luftën tonë çlirimtare pasi ai ka dëshmuar se kur bën një luftë të drejtë e të ndershme, mund t’ia dalësh ta mposhtësh një fuqi shumë të madhe, pavarësisht se lufton me forca e mjete ushtarake shumë më të pakta.
Heroi ynë kombëtar ka lindur në ditën e Shën Gjergjit, prandaj edhe prindërit i kanë vënë këtë emër. Dita e Shën Gjergjit festohet nga shumë bashkëkombas tanë si festë fetare por edhe në disa zona të Kosovës si festë që simbolizon përfundimin e dimrit dhe i ardhjes së stinës së verës. Prandaj edhe ia uroj gëzuar ditën e Shëngjergjit çdo shqiptari që e kremton!
(B. D.: ‘Epoka e re’)