Veseli: Sot fillon pranvera e lirisë së lëvizjes për qytetarët e Kosovës
21 mars 2018
| 19:25
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas votimit të demarkacionit ka thënë se ka marrë fund dimri i gjatë politik për qytetarët e Kosovës.
Ai ka deklaruar se nga sot po ashtu ka filluar pranvera e lirisë së lëvizjes për qytetarët e Kosovës.
“Sot është dita e parë e pranverës. Sot mori fundi dimri i gjatë politik për qytetarët e Kosovës. Sot fillon pranvera e lirisë së lëvizjes për qytetarët e Kosovës. Urime të gjithëve!”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.