Veseli sot shkon në Gjakovë
16 gusht 2019
| 11:30
Kryetari Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, do ta vizitojë sot qytetin e Gjakovës.
Lajmin e ka bërë me dije kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa.
“Gjatë qëndrimit në Gjakovë kryetari Veseli do të ketë takim me gratë e komunës së Gjakovës, në orën 16:00 në Parkun ‘Ali Podrimja’, afër Shkollës se Muzikës ‘Prenk Jakova’. Kurse prej orës 18:00, kryetari i PDK-së do t’i takojë studentët e Dukagjinit dhe të rinjtë e komunës tonë. Takimi mbahet te pazari, afër NP ‘Qabrati’. Ftohen gratë dhe të rinjtë e komunës tonë të marrin pjesë në këto aktivitete”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa.
/Epoka e re/