Veseli: Sovraniteti i Kosovës, i pacenueshëm
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka theksuar se deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë vizitës së tij në Kosovë kanë qenë provokuese.
Ai ka thënë se Kosova do të sillet mirë me të gjithë fqinjët, por sipas tij sovraniteti i shtetit tonë është i pacenueshëm.
“Ujmani do të jetë Kosovë. Sovraniteti i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm. Ne nuk kemi pretendime territoriale ndaj askujt. Ne do të sillemi mirë, në partneritet, në fqinjësi të mirë. Në të njëjtën kohë do të vazhdojmë me partnerët me ShBA-në, Britaninë e Madhe dhe veçanërisht Bashkimin Evropian (BE) sepse ajo është shtëpia jonë”, ka thënë Veseli pas nënshkrimit të një memorandumi të bashkëpunimit me ambasadorin e Britanisë në Kosovë, Ruari O’Conell.