Veseli: Sulmi i Iranit ndaj ShBA-së në Irak, akt i rëndë kundër paqes ndërkombëtare
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka dënuar sulmin e Iranit me raketa balistike ndaj bazave ushtarake të ShBA-së në Irak.
Ai ka thënë se Kosova, si gjithmonë, qëndron përkrah ShBA-së, në luftën e saj kundër terrorizmit.
“Dënoj sulmin e Iranit me raketa balistike ndaj bazave që strehojnë trupat amerikane në Irak duke e konsideruar një akt të rëndë agresioni ndaj ShBA-së, Irakut dhe paqes e stabilitetit ndërkombëtar. Shumë qytetarë tanë janë duke punuar në këto bazat të aleatit tonë dhe prandaj ne ndihemi veçanërisht të shqetësuar për sigurinë e tyre. Institucionet e shtetit duhet të kenë vëmendjen e plotë në situatën në të cilën ndodhen ata. Kosova, si gjithmonë, qëndron përkrah ShBA-së, në luftën e saj kundër terrorizmit si dhe në misionin human për një botë të lirë, demokratike e paqësore”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/