Veseli synon t’i mbrojë me ligj vlerat e luftës së UÇK-së
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka iniciuar Projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)
Ai ka thënë se me miratimin e këtij projektligji do të përcaktohej një datë e veçantë për ta përkujtuar sakrificën e popullit tonë për lirinë.
“Në prag të shënimit të 19-vjetorit të përfundimit të luftës në Kosovë, sot inicova Draftligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky ligj ka për qëllim mbrojtjen institucionale të luftës sonë, të përcaktojë monumentin qendror që i mungon vendit tonë, si dhe do të nisë themelimin e muzeut të luftës së popullit tonë për çlirim. Po ashtu, me miratimin e këtij ligji do të përcaktohej një datë e veçantë për ta përkujtuar sakrificën e popullit tonë për lirinë, ndër dekada e shekuj, ashtu siç është praktikë në shumë vende”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/