Veseli takohet me Kryesinë e Degës së PDK-së në Prishtinë, flasin për zgjedhjet
25 korrik 2019
| 12:22
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka takuar sot Kryesinë e Degës së kësaj partie në Prishtinë.
Kjo parti ka rikonfirmuar edhe njëherë se kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
“Kadri Veseli takoi Kryesinë e Degës së Prishtinës dhe ritheksuan së PDK është më e gatshme se kurrë për zgjedhje dhe se konsolidimi i nëndegëve dhe strukturave të degës së Prishtinës është shpresë për qytetarët. Procesi zgjedhor nëpër të cilin ka kaluar PDK-ja në Prishtinë, ashtu sikurse edhe në të gjitha komunat e Kosovës, është garanca më e madhe që PDK përfaqëson strukturën me besimin më të madh elektoral dhe kjo na jep edhe më shumë përparësi për zgjedhjet ë ardhshme”, është thënë në njoftimin e PDK-së.
/Epoka e re/