Veseli takoi diasporën shqiptare në Vjenë

08 qershor 2018 | 19:11

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, ka takuar në Ambasadën e Kosovës në Austri dhjetëra bashkatdhetarë, me të cilët ka bashkëbiseduar për zhvillimet në Kosovë, sfidat me të cilat ballafaqohen bashkatdhetarët, si dhe për mundësitë e lehtësirave që shteti mund tu ofrojë.

Kreu i Kuvendit të Kosovës u njoftua nga bashkatdhetarët për të arriturat e tyre dhe për mundësitë e lidhjes më të madhe mes tyre dhe institucioneve të Kosovës.

Veseli theksoi se forcimi i shtetit të Kosovës dhe konsolidimi i mëtejmë ndërkombëtarë i tij, do të thotë mbështetje më e madhe edhe për bashkatdhetarët të cilët tashmë jetojnë në vende të tjera, siç është Austria.

Veseli ka shtuar se Kosova tani ka nevojë për investimet e mërgatës së saj në Austri dhe gjetiu, e cila ka konsoliduar biznese në lëmenj të ndryshëm, si dhe për arritjet akademike të të rinjve, të shkolluar në universitete prestigjioze austriake dhe të tjera ndërkombëtare.

34844055_10217224707867705_4802860398661337088_n

34702256_10217224707667700_7534114919201898496_n

34750811_10217224707267690_4714144632231952384_n

34906504_10217224707147687_288499966953914368_n

34857605_10217224706867680_3096856061060055040_n

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bylbyl Sokoli edhe zyrtarisht është trajner i ri i Llapit.…