Veseli takon ambasadorin e ri britanik, flasin për bashkëpunimin ndërshtetëror
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, të cilit i ka uruar suksese në detyrën e re në vendin tonë.
Veseli ka thënë se Kosova dhe Britania e Madhe kanë bashkëpunim strategjik jashtëzakonisht të mirë.
“Sot e prita ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott. Kosova dhe Britania e Madhe kanë bashkëpunim strategjik jashtëzakonisht të mirë. Pa mbështetjen e miqve tanë perëndimorë, Kosova nuk do të mund të konsolidohej as në rrafshin e brendshëm dhe as në atë ndërkombëtar. Ne mbesim të përkushtuar që ta forcojmë sundimin e ligjit dhe ta luftojmë korrupsion në shoqërinë tonë. Ambasador Abbott, mirë se erdhe në Kosovë!”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/