Kadri Veseli takon bashkëatdhetarët në Finlandë
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, gjatë vizitës së tij në Finlandë ka takuar bashkëatdhetarët shqiptarë.
Veseli përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se “mbështetja e vazhdueshme e diasporës nuk do të harrohet asnjëherë”.
Postimi i plotë i tij:
Një takim shumë i përzemërt me bashkëatdhetarët tanë në Finlandë.
U gëzova shumë me te arriturat e tyre si në pjesën e zhvillimit të bizneseve por edhe atë akademike.
Mbështetja e vazhdueshme e diasporës nuk do të harrohet asnjëherë. Por, ne nuk duhet më të mendojmë vetëm për paratë e tyre. Kemi nevojë për dijen dhe përvojën e gjatë që kanë.
Prandaj edhe i ftova që të na japin vazhdimisht këshilla dhe të vijnë e të investojnë në Kosovë. Ne do të jemi përherë krah tyre me projekte konkrete.