Veseli takon Delawien dhe shefen e USAID-it, flasin për sundimin e ligjit
07 gusht 2018
| 14:37
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim ambasadorin e ShBA-së në Prishtinë, Greg Delawie dhe shefen e re të USAID-it, Lisa Magno me të cilët ka biseduar për vazhdimin e punës së përbashkët në reformat në ekonomi dhe sundim të ligjit.
“Pata kënaqësinë që Shefes së re të USAID në Kosovë, Lisa Magno, t’i uroj punë të mbarë në detyrën e saj të re dhe t’i ofroj bashkëpunim në emër të Kuvendit të Kosovës. Bashkë me të dhe Ambasadorin Greg Delawie diskutuam për vazhdimin e punës së përbashkët në reformat në ekonomi dhe sundim të ligjit”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/