Veseli takon delegatët e 2 Korrikut
02 korrik 2018
| 11:23
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim disa delegatë të cilët më 2 korrik të vitit 1990 kishin shpallur deklaratën e 2 Korrikut.
Me këtë rast Veseli ka thënë se shteti i Kosovës do t’i nderojë njerëzit e vetë të cilët punuan për liri dhe pavarësi.
“Kosova gjithmonë do t’i nderojë njerëzit e saj që në kohë e rrethana të vështira punuan dhe sakrifikuan për lirinë e pavarësinë e Kosovës. Të tillë janë edhe delegatët e 2 korrikut, të cilët sot pata kënaqësinë t’i takoj dhe t’ua shpreh edhe një herë mirënjohjen për kontributin e tyre”, ka shkuar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/