Veseli takon djemtë e dëshmorëve
16 mars 2018
| 13:55
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim dhjetëra djem të dëshmorëve të rënë për lirin dhe pavarësinë e vendit.
Me këtë rast, Veseli ka thënë se përderisa prindërit e tyre luftuan dhe dhanë jetën për lirinë e Kosovës sot djemtë e dëshmorëve, po japin kontributin për Kosovën e re.
“Prindërit e tyre luftuan dhe dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Sot, këta të rinj, djem të dëshmorëve, po japin kontributin për Kosovën e re. Bashkë diskutuam për shumë procese në vend, në veçanti për krijimin e mundësive më të mëdha për fëmijët e dëshmorëve”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.