Veseli takon kombëtaren e Kosovës në futboll, i siguron për mbështetje të plotë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, kanë takuar lojëtarët e Kombëtares së Kosovës në futboll, në grumbullimin e parë të tyre para ndeshjeve të radhës për kualifikim në Euro 2020.
Gjatë vizitës në stafiumin Fadil Vokrri,
Veseli tha se do të vazhdojnë me projekte të shumta në mbështetje të kombëtares duke rikonfirmuar preminë e premtuar prej 1 milionë eurosh për kualifikim si dhe ndërtimin e stadiumit kombëtar i cili siç tha Veseli do të filloj së ndërtuari këtë verë dhe do të jetë ndër më të mirët në Evropë.
Me këtë rast, Veseli veshi edhe fanelen e re të kombëtares së Kosovës, mdërsa tha se ndihet krenarë me lojën dhe zemrën e madhe që tregojnë në fushë lojëtarët e Kosovës.
“Urime kombëtares sonë kjo fanellë e re. Jam krenar që më kanë dhënë këtë mundësi. Këta djemë janë krenaria jonë, këta po e bëjnë historinë, po tregojnë atë që jemi ne duke luajtur një lojë të pastër. E natyrshme që tani rritet konkurrenca por rritet edhe përkushtimi i këtyre djemve, presim edhe kualifikimin në kampionin evropian. Ne si politikë do ti kryejmë detyrat tona. Që në fillim kam premtuar një milionë euro vetëm gjysma është dhënë. Ndërsa në korrik fillojmë edhe me ndërtimin e stafiumit kombëtar i cili do të jetë më i bukuri në rajon dhe ndër më të mirët në Evropë. E përgëzoj ministrin e Sportit për përkushtimin dhe gatishmërinë për tu qëndruar gjithmonë afër sportistëve”, tha Veseli.
Kryetari i Federatës Kosovare të Futbollit, Agim Ademi, u shpreh me besim që djemtë e kombëtares do ta çojnë përpara Kosovën, ndërsa falënderoi Veselin për përkrahjen e vazhdueshme.