Veseli takon përfaqësuesit e Luginës, zotohet për më shumë përkujdesje si kryeministër

02 tetor 2019 | 17:00

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Kadri Veseli, ka takuar të gjithë përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Veseli ka premtuar se si kryeministër i ardhshëm do të kujdeset më shumë për t’u dëgjuar zëri i tyre dhe do të ketë koordinim më të madh me Qeverinë e Shqipërisë.

“Takime miqësore në Gjilan, sot kisha edhe me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Me Kryetarin e Preshevës, Shqipërim Arifin, kryetarin e Bujanocit, Shaip Kamberin, kryetarin e Partisë Demokratike, Nagip Arifin, kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafën, kryetaren e PVD-së në Preshevë, Ardita Sinanin dhe deputetin Fatmir Hasanin biseduam për problemet e shqiptarëve atje dhe për përkrahjen që kanë nevojë t’ua japë Qeveria e Kosovës”.

“Si kryeministër i ardhshëm do të ofroj përkrahje konkrete për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe do të angazhohem që së bashku me Qeverinë e Shqipërisë të lobojmë që zëri i tyre të dëgjohet në Uashington, në Bruksel dhe kudo në botë”, ka shkruar Veseli.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Valdrin Lluka, ka publikuar…