Veseli takon presidentin e Gjermanisë, e fton ta vizitojë Kosovën

17 tetor 2018 | 22:20

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është takuar në Berlin me presidentin e Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, i cili ia ka rikonfirmuar mbështetjen e Republikës Federale Gjermane për Republikën e Kosovës.

Veseli dhe presidenti gjerman diskutuan për zhvillimet në Kosovë dhe të ardhmen evropiane të vendit, ndërkaq presidenti gjerman shprehu mbështetjen e plotë të Berlinit zyrtar për vendin tonë në të gjitha fushat.

“Me mikun e madh të Kosovës në Berlin, presidentin e Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier, biseduam për rrugën tonë drejt integrimeve europiane. presidenti Steinmeier më rikonfirmoi mbështetjen gjermane për të gjitha proceset. E ftova presidentin dhe me kënaqësi e konfirmoi se në të ardhmen e afërt do ta vizitojë shtetin tonë, Republikën e Kosovës”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Prishtinë është hapur sot “Java e bizneseve të diasporës”,…