Veseli takon strukturat e partisë në Pejë dhe Klinë
30 gusht 2020
| 21:18
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga Kryesia Qëndrore, ka vizituar strukturat e partisë në Pejë dhe Klinë.
Zhvillimet politike në vend dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova së fundmi, përfshirë situatën e rëndë më pandeminë, ishin temë e diskutimit në këtë takim.
Veseli u ofroi të gjithë mbështetjen e partisë këtyre dy degëve dhe kërkoi nga ta që ta vazhdojnë punën e mirë për mobilizimin e strukturave në të mirë të qytetarëve dhe shtetit.
Kryetarët e Degëve të PDK-së në Pejë dhe Klinë, Xhavit Haliti dhe Sokol Bashota, falënderuan Veselin dhe Kryesinë Qëndrore për mbështetjen dhe gatishmërinë që interesin e Kosovës dhe qytetarëve të saj ta vendosin gjithmonë para atyre personale dhe partiake.