Veseli takon strukturat e PDK-së në Malishevë dhe Istog
01 shtator 2020
| 13:23
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga anëtarë të Kryesisë Qendrore, ka takuar sot strukturat e partisë në Malishevë dhe Istog.
Përmes një komunikate për medie, PDK-ja ka njoftuar se sfidat me të cilat po ballafaqohet vendi, sociale dhe politike, kanë qenë temë e diskutimit në këto takime.
“Kryetari Veseli duke përgëzuar këto dy degë për angazhimin, ka kërkuar mobilizim edhe më të madh në të mirë të qytetarëve. Kryetarët e degëve të Malishevës dhe Istogut, Isni Kilaj dhe Lulzim Shoshi, kanë falënderuar Kryetarin Veseli për mbështetjen e madhe dhe janë zotuar se interesat e qytetarëve dhe të shtetit do të jenë gjithmonë në rend të parë”, është thënë në njoftimin e partisë.