Veseli takon studentët, i falënderon për mbështetjen në iniciativën për zbardhjen e krimeve serbe
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim një grup studentësh përfaqësues të të gjitha universiteteve publike, të cilët i ka falënderuar për mbështetjen e iniciativës për zbardhjen e krimeve të gjenocidit serb.
Ai ka thënë se Kosova ka ecur përpara çdo herë që të rinjtë kanë marrë rolin në transformimin dhe zhvillimin e vendit.
“Pata kënaqësinë të pres në takim një grup studentësh përfaqësues të të gjitha universiteteve tona publike. I falënderova për mbështetjen që treguan për iniciativën time për zbardhjen e krimeve të gjenocidit serb dhe vënien e kriminelëve përpara drejtësisë ndërkombëtare. Bashkëbisedimi me të rinjtë gjithmonë është frymëzues dhe produktiv. Kosova ka ecur përpara çdo herë që të rinjtë kanë marrë rolin që natyrshëm u takon: rolin e transformimit dhe zhvillimit”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/