Veseli takon zëvendësshefin e misionit vëzhgues të BE-së, flasin për procesin zgjedhor
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka pritur sot në takim zëvendësshefin e misionit vëzhgues të BE-së, Marian Gabriel.
Në këtë takim që u zhvillua në zyrën e liderit të PDK-së u diskutua për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Kosovë.
Pas këtij takimi, Veseli ka shkruar në faqen e tij në “Facebook” se me zëvendësshefin e misionit vëzhgues të BE-së ka diskutuar edhe për sfidat që e kanë përcjell procesin zgjedhor në Kosovë.
“Me zëvendës shefin e misionit vëzhgues të BE-së, z. Marian Gabriel, diskutuam përgjithësisht për procesin zgjedhor, si për mbarëvajtjen ashtu dhe për sfidat që e kanë përcjellë. Presim përfundimin sa më të shpejtë të këtij procesi pasi që qytetarët e Kosovës duhet t’i kenë adresat për nevojat e tyre”, ka shkruar Veseli.
/Epoka e re/