Veseli takon zyrtarë moldav dhe u kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës
14 prill 2018
| 18:36
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar në Slloveni zyrtarë të lartë të Moldavisë, nga të cilët ka kërkuar që shteti moldav ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Në takim me Roman Botan, udhëheqës i delegacionit moldav në SEECP ku është anëtare edhe Kosova, kryeparlamentari Veseli ka folur për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Moldavisë, duke theksuar se pavarësia e Kosovës ka sjellir paqe dhe stabilitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Kryeparlamentari Veseli tha gjatë takimit me zyrtarët moldav se Republika e Kosovës tashmë është njohur nga shumica e vendeve perëndimore dhe është në rrugë të mirë drejt integrimeve euro atlantike.