Veseli: Taksa kundër Serbisë nuk e lëkund partneritetin e Kosovës me ShBA-në
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se taksa prej 100 për qind e vendosur ndaj produkteve të Serbisë, nuk e lëkund partneritetin me Shtete e Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Veseli pas mbledhjes së Kryesisë, ka theksuar se nuk do të lejohet që të dëmtohet partneriteti mes dy shteteve.
“Taksa 100 për qind i ka bërë mirë Serbisë për vet faktin se Serbia për një kohë të gjatë ka qenë agresive. Çdo veprim i ynë nuk është i drejtuar asnjë komuniteti, gjithë jetën time politike ka vetëm një partner është ShBA edhe nuk do ta lejojmë që të dëmtohet ky partneritet”.
“Letra e Trumpit dhe mesazhet janë mesazh për ne. Ka një kërkesë që t’i jepet perspektiv Kosovës në procesin e dialogut dhe nuk ka kërkese për heqje të taksës. Shqetësimet e ShBA janë edhe tonat”, është shprehur Veseli.