“Veseli tani po sillet si lider i PDK-së”
Analisti politik, Rrahman Paçarizi, ka thënë se Kadri Veseli sot ka nisur të sillet si lider i PDK-së, meqë sipas tij, për një kohë është sjellur si kryetar i Kuvendit.
“Veseli u soll vetëm si kryetar Kuvendi. Kishte harruar se është lider i partisë. Nuk mjafton t’i thuhet secilit: “ti e ke mire”, sepse nuk mund ta ketë secili mirë. Më pëlqeu deklarata e tij se “kemi dhënë kryeministra me qera”. Pra Veseli tani po sillet si lider”, ka thënë Paçarizi.
Paçarizi nuk beson se do të ketë zgjedhje, por nëse ato mbahen, ai ka frikë se procesin zgjedhor do ta pushtojnë akterë joserioz dhe do të ketë retorikë nacionaliste
Ai ka thënë se Kosova sot është më e izoluar se që ishte para disa vitesh. “Pozicioni i Kosovës është më i dobët se që ishte. Taksa nuk ishte serioze dhe nuk e kuptoj pse PDK kërkon autorësinë e saj. Ka pasur instrumente tjera politike e ekonomike që kanë mundur të shqiptohen ndaj Serbisë dhe mos ta dobësojë pozicionin e Kosovës karshi partnerëve ndërkombëtarë”, ka thënë ai./RTK