Veseli: Të dëgjohen shqetësimet e qytetarëve për autostradën e Dukagjinit
12 prill 2019
| 12:25
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka takuar sot një grup të qytetarëve të Rahovecit, të cilët ia kanë shprehur shqetësimet e tyre për trasenë e Autostradës së Dukagjinit.
Në profilin tij në “Facebook”, ai ka shkruar se këto shqetësime duhet të dëgjohen. “Sot takova një grup të qytetarëve të Rahovecit, të cilët shprehën shqetësimet e tyre për trasenë e Autostradës së Dukagjinit. Zëri i tyre duhet dhe do të dëgjohet në mënyrë që projektet e mëdha të mos anashkalojnë asnjë qytet, si dhe të ruajnë vlerat e potencialet natyrore”, ka shkruar Veseli.
/Epoka e re/